Kreu i PD, Sali Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi. Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë, tha ai.
“Drejtorë, punonjës të të gjitha rangjeve, me detyra të caktuara për të garantuar vota në diasporë dhe votimin për PS-në.
Janë disa punonjës të administratës si Nazmi Kojku, Rajmnonda Mehmeti, Ervis Nilo, Ina Duka, Dritan Kllajdi dhe qindra e qindra patronazhistë të tjerë.
Në administratën e bashkisë Fier, njësitë administrative, në kadastër, zyrat e punës, drejtoritë e shërbimeve, ndërmarrjet publike në varësi të ministrive, OSHE, ujësjellës-kanalizim, mësues, sekretarë, staf ndihmës, njësitë e kujdesit shëndetësor, tatime, dogana, zyrat e sigurimeve shoqërore janë qendrat e punës të patronazhistëve famëzinj.
Ndërmarrje private nën ndikim shtetëror ose me lidhje politike.
Votuesit jashtë vendit janë regjistruar me kode: si mbështetës i PS, i paqartë, mbështetës i opozitës, i paditur ose i panjohur.
Pra, kanë bërë gjithçka që të kontrollojnë vullnetin e qytetarëve.
Këta votues janë telefonuar ose kontaktuar direkt nga patronazhistët për t’i mikluar ose kërcënuar se do humbasin vendet e punës njerëzit e tyre”, shpjegoi Berisha. a.b






/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













