SPAK vuri sot nën sekuestro 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë:
I. Pasuri në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):
- Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
- Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
- Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
- Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
- Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
- Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
- Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
- Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
- Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
II. Apartamente banimi:
10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
III. Parkime:
17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8
IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:
20. Vilë e tipit Rose nr. 151 me përbërje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelë ndërtimi 818 m2 dhe sip ndërtimi 386 m2, e cila ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, Tiranë.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












