Një impiant gazi (TEC) që po ndërtohej pa leje në një pronë publike në Delvinë është zbuluar dhe bllokuar nga autoritetet, në një aksion të përbashkët të Policisë së Vlorës, IKMT-së Tiranë dhe Inspektoratit të Mjedisit.
50d840ac-402f-4dcc-8e24-bef062f9b4cd
Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT dhe të mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat, ku konstatuan ndërtimin e një impianti gazi në mungesë të lejeve të ndërtimit dhe zhvillimit nga institucionet përkatëse.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë 2 inxhinierë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, shpallen në kërkim pronari Sokol Meqemaj dhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi. Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.
IKMT ka përpiluar procesverbalin për kundërvajtjen dhe ka bllokuar përfundimisht punimet në objektin në fjalë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












