Benet Beci vijon hakmarrjen politike dhe sulmin ndaj artit e kultures shkodrane ndërsa shkarkoi nga puna gazetarin Simon Shkreli, te shoqin e kryetares së PD në Shkodër.
“Pasi i hoqi çdo kompetencë institucionale këtij institucioni, mbasi nxori urdhërin për shkrirjen e Teatrit Migjeni dhe më pas u detyrua ta tërheqë, sot ka nisur shkarkimet ndaj aktorëve, ashtu siç e ka mësuar padroni i tij politik.
Shkarkimi i Simon Shkrelit, aktor, gazetar dhe kryefamiljar model si dhe bashkëshort i gazetares Eliona Shkreli kryetare e PD Shkodër, nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje politike primitive ndaj njerëzve të lirë e paralajmëruar që në fushatën elektorale nga vetë ai që, pasi vodhi zgjedhjet, ka nisur tashmë edhe hakmarrjen personale”, denoncoi këtë mbrëmje deputeti i zgjedhur i PD, Bardh Spahia. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












