U gjet pa jetë në shtëpinë e djegur, 52 vjeçarja nga Pogradeci, dyshohet të jetë vrarë

Shares

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, zjarrvënia në banesë dyshohet se është e qëllimshme, duke ngritur dyshimet për një krim të mirëorganizuar.

Ekspertët mjeko-ligjorë, pas këqyrjes paraprake të trupit të viktimës, kanë konstatuar shenja të jashtme dhune, duke forcuar më tej pistën e një ngjarjeje me sfond kriminal.

Viktima është identifikuar si Kozeta Teço, 52 vjeç, e cila u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë të përfshirë nga flakët. Hetuesit po ndjekin si pistë kryesore atë të vrasjes për motive pronësie.

“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases Kozeta Teço, rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja”, njoftoi fillimisht policia e Pogradecit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/autorëve të dyshuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...