Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupës gjykuese në çështjen “Partizani”

Shares

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton çështjen “Partizani”.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj u konsiderua nga mbrojtja si e papërshtatshme për të gjykuar këtë çështje. Sipas pretendimeve të të pandehurve, këta gjyqtarë nuk garantojnë paanshmëri dhe pavarësi, për shkak se janë nën mbikëqyrjen, përgjimin dhe monitorimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila është palë në këtë proces.

Më herët, gjyqtarja Elsa Ulliri kishte kërkuar dorëheqjen nga çështja, duke u justifikuar me lidhje familjare me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Por kjo kërkesë u refuzua nga zëvendëskryetari i GJKKO, duke i hapur rrugën vijimit të procesit me të njëjtën trupë gjykuese.

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është planifikuar të mbahet më 15 shtator.

Në këtë çështje, Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë publikë, kryer në bashkëpunim”, ndërsa Jamarbër Malltezi për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Të pandehur janë shpallur gjithashtu Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...