Arrestohet i riu në Pogradec, dyshime se vrau gruan, kishin lidhje intime

Shares

Arrestimi i të riut Selmani

Një person me emrin I. Selmani është arrestuar këtë mëngjes me dyshimin se vrau gruan 52 vjeçe në Pogradec.

Policia më herët kishte identifikuar një perdon që hodhi rroba në një kosh plehrash kur doli nga shtëpia e gruas. Mendohet se i riu dhe gruaja kishin lidhje intime.

Ndërkohë që është prangosur ai u drejtua nga policët duke thënë se nuk ishte ai vrasësi.

“Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia e Pogradecit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...