VIDEO/ Rrahja masive në një lokal në Vlorë, oficeri në spital, procedohet edhe pronari i lokalit

Shares

Në çastin kur nisi rrahja

Një rrahje me dy pjesë me përfshirjen e afro 6 personave ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30, në ambjentet e lokalit “Regina Garden”.

Ardian Isufi me detyrë Oficer Policie në DRKM Dibër, jashtë shërbimit, shokut i tij shtetasi Leart Bimo, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, janë konfliktuar për një çështje porosie të keqkuptuar nga kamarieri Arion Balaj.

Referuar pamjeve filmike por edhe dëshmive, ka rezultuar se shtetasi Leart Bimo ka goditur disa herë me pëllëmbë kamarierin Arion Balaj.
Në orën 22:00 tek tavolina e shtetasve Ardjan Isufi dhe Leart Bimo rezulton se ka shkuar pronari i lokalit Vasil Bedini dhe pas disa çastesh debatesh situata ka agravuar në konflikt fizik duke u përfshirë dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Nga ky konflikt ngelën të dëmtuar shtetasit Ardjan Isufi (i shtruar në spital) dhe Leart Bimo.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan Vasil Bedinaj, për veprën penale “Plagosja e Lehtë me dashje” dhe Leart Bimo, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...