GJKKO liron menjëherë një nga të arrestuarit: Nuk kam qenë kurrë jashtë shtetit

Shares

Pamje nga arrestimet e djeshme

Një ditë pas operacionit të SPAK, GJKKO liron menjeherë nje prej te arrestuarve. Ai u ndalua gabimisht pasi perkonin gjeneralitetet dhe vendbanimi

GJKKO ka liruar Ilir Lloshin ndërsa ky i fundit deklaroi ne gjykate se nuk ka lidhje me trafikun. “Unë nuk kam lidhje me keto pune, un skam dale asnjeher jashte shtetit”, tha Lloshi në gjykatë.

Ballafaqimi per njohje ne seance me bashkepunetorin e drejtesise Erion Alibej dhe fotot konfirmoi se nuk behej fjale per te njejtin person qe dyshohet si i perfshire ne trafikun nderkombetar te droges.

Nderkohe GJKKO konfirmoi masat e sigurise arrest me burg per Artur Hoxhosmani, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej, Plarent Dervishaj.

Vëllezerit Hoxhosmani mesohet te jene shprehur ne seancen me dyer te mbyllyra se nuk kane qenë perdorues te SKY ECC duke mohuar akuzat, ashtu dhe Ndrejaj i cili kerkoi dhe mase me te bute sigurie deri ne sqarimin e pozites se tij per shkak se vuan nga nje semundje te rende.

Plaurent Dervishaj mesohet te jete larguar nga salla per te mos pritur vendimin pasi u paralajmerua nga gjykata te mos fliste pa leje.

Grupi eshte zbuluar jo vetem nga te dhenat e siguruara nga Sky ecc por dhe deklarimet e bashkepunetorit te drejtesise Erion Alibej. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...