Një aksident ka ndodhur në afërsi të qytetit të Prrenjasit, ku është përfshirë eskorta e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Sipas burimeve të para, automjeti që bënte pjesë në eskortë është përplasur. Ende nuk janë zbuluar shkaktarët e aksidentit, përfshirë nëse është faji i shpejtësisë apo arsye të tjera.
Në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë rrugore. Nuk raportohet deri tani për dëme në njerëz apo gjendje serioze shëndetësore të pjesëtarëve të eskortës apo të tjerë. Ministria e Brendshme nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












