Ermalinda Rama dhe Anesti Rama
Zbardhen detaje të reja në dinamikën e vrasjes së Anesti Ramës ndërsa është arrestuar Çlirim Dogani pasi dyshohet për bashkëpunim me të bijën e viktimës.
Çlirim Dogani, 55 vjeç, është arrestuar më 26 korrik nga Policia e Fierit si bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen makabre të Anesti Ramës, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e 23 korrikut në banesën e viktimës në fshatin Frashër. Autore kryesore e dyshuar mbetet vajza e viktimës, Ermalinda Rama, 26 vjeç, e cila dyshohet se e ekzekutoi të atin në bashkëpunim me Doganin.
Dogani dyshohet se ka ndihmuar 26-vjeçaren për të vrarë të atin përmes strangulimit me tel, ndërsa janë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse. “Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Ç.D., banues në fshatin Arapaj, Roskovec, ka bashkëpunuar me shtetasen E.R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit, si dhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, njoftoi policia.
55-vjeçari është arrestuar në banesën e tij në Arapaj dhe në dëshminë e dhënë pas ndalimit ka mohuar të gjitha akuzat. Ai ka pretenduar se në momentin e krimit ndodhej në fshatin e tij dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. Dogani rezulton i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore.
Sipas hetimeve, Ermalinda Rama kishte krijuar një lidhje sentimentale me Çlirim Doganin, të cilin e kishte njohur gjatë punës në serat bujqësore të zonës së Sukut dhe Arapajt, aty ku jeton edhe motra e saj. 26-vjeçarja punonte me kohë të pjesshme në këto ferma dhe gjatë kësaj periudhe kishte krijuar marrëdhënie me Doganin, me të cilin dyshohet se bashkëpunoi për të eliminuar të atin, që e konsideronte pengesë për lidhjen e tyre.
Sipas burimeve, Ermalinda ishte fejuar tri herë më parë, por lidhjet e saj kishin përfunduar. Ky element shihet nga hetuesit si motiv i mundshëm për tensione familjare dhe për aktin ekstrem ndaj babait të saj, 56-vjeçarit Anesti Rama.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se menjëherë pas krimit është përfshirë edhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama, 53 vjeçe. Ajo është arrestuar më 25 korrik me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ndihmoi vajzën e saj të pastronte trupin e pajetë të bashkëshortit për të fshirë çdo gjurmë.
Ermalinda kishte deklaruar fillimisht se babai ishte rrëzuar në banjë dhe kishte ndërruar jetë, por ky version u rrëzua nga mjekët pas ekzaminimit të trupit, ku u evidentuan shenja të dhunës fizike dhe mbytjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












