Hoteli në Currila nuk preket, standart i dyfishtë i qeverisë Rama

Shares

Satndart i dyfishtë në aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave. Ndërsa po liron vetëm trotuaret dhe ka lënë hapësirat e tjera që nuk kanë zënë trotuarin por hapësirat e përbashkëta të banorëve, po toleron persona që kanë pushtet në qytete të ndryshme të vendit.

“Hoteli që po ndiqni në këto pamje ndodhet në plazhin e Durrësit  dhe është në pronësi të familjarit të Ardian Iljazaj me detyrë Drejtor i Shërbimeve në bashkinë Durrës.

Pronari  i Hotel Villa Tramonto, me adresë në Durrës dhe në Jonufër Vlorë është Edvald Iljazaj, vëllai i Ardian Iljazaj, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Kujtojmë se Ardian Iljazaj, ish-Drejtor i Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, pasi u shkarkua nga Edi Rama live dhe u arrestua nga policia për tjetërsim pronash në Kepin e Rodonit gradohet si Drejtor Shërbimesh në bashkinë e Durrësit”, denoncoi sot PD, përmes një deklarate të zëdhënëses së saj për antikorrupsionin, Greta Vangjeli.

Ky është standardi i dyfishtë i qeverisë Rama: qytetarët e zakonshëm, veçanërisht ata që nuk janë të lidhur me pushtetin, përndiqen dhe ndëshkohen: ndërsa klientela e qeverisë mbrohet dhe shpërblehet, thotë Vangjeli në deklaratën e saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...