Sa policë ruajnë të arrestuarit në shtëpi, 10-20 policë vetëm për një të arrestuar

Shares

Efektivët e Policisë së Shtetit janë kthyer në roje private për banesat dhe personat të cilët kanë arrestuar më herët në operacione ku kanë rrezikuar edhe jetën, transmeton ‘fact check’ i gazetarit Arsen Rusta.

Emisioni “Fact Check” ka siguruar eksluzivisht shkresën sekrete të policisë së shtetit e cila ngre alarmin se vetëm për 7 të arrestuar ata angazhojnë përgjatë 24 orëve 85 efektivë policie të cilët kryejnë shërbim roje.

Në këtë shkresë thuhet se policia po përballet me vështirësi të mëdha në ekzekutimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore të pandërprerë.

Është drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate alarmante.

Proda shruan se “Aktualisht, në të gjithë vendin, Policia ruan dhe siguron shtatë persona të arrestuar në banesat e tyre, duke angazhuar rreth 85 punonjës policie për mbikëqyrjen e tyre 24 orë në 24, një ngarkesë e konsiderueshme për burimet njerëzore të Policisë. Kjo situatë ka ndikuar në zvogëlimin e kapaciteteve për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ruajtjen e rendit publik”, transmeton fact check, në MCN tv.

Duke kërkuar minimizimin e masës së arrestit në shtëpi me mbikëqyrje policore Policia i Kërkon Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatë së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës.

Aktualisht, strukturat vendore të Policisë së Shtetit në zbatim të vendimeve të gjykatës janë duke ruajtur/siguruar në banesë gjithsej 7 (shtatë) persona nën hetim apo të pandehur, si vijon:

  1. Komisariati i Policisë Shkodër, Hasan Verracaku (Kiras, Shkodër), Masa: “arrest në shtëpi” me grupe nga 9 punonjës policie në turne, me tre turne gjithsej 15 punonjës.
  2. Komisariati i Policisë Fier, Klaudjo Fatmir Çobaj (Lagjja “Dukas”, Patos), Masa: “arrest në shtëpi”, ruhet nga 2 oficerë për çdo turn, gjithsej 10 punonjës.
  3. Komisariati i Policisë Krujë, Klodian Çupi (fshati Derven, Njësia Fushë Krujë), Ruhet nga 2 oficerë për turn, gjithsej 10 punonjës.
  4. Komisariati i Policisë Kurbin, Alfons Bibaj (alias Alfons Taraj), Ruhet nga 2 oficerë për çdo turn, gjithsej 10 punonjës.
  5. Komisariati i Policisë Lezhë, David Lalaj, Ruhet nga 1 oficer dhe një grup të njësisë së sigurisë piblike, për turn, gjithsej 20 punonjës.
  6. Komisariati i Policisë Lezhë, Altin Pjetër Marku, Ruhet nga 2 patrulla me nga dy punonjës, gjithsej 20 punonjës. a.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...