DETAJET/ Arrestohet edhe nëna për krimin e rëndë të vajzës që vrau të atin

Shares

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja Ermalinda Rama, 26 vjeçe, vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit Anesti Rama shtetases Valbona Rama, 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja Valbona Rama ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale”, njoftoi policia e Fierit.

26-vjeçarja dyshohet se e ka mbytur të atin me tel dhe së bashku me të ëmën, e kanë dëmtuar trupin, përfshirë edhe në pjesët intime, për të krijuar një skenar të besueshëm për policinë.

Pas krimit, Ermalinda ka telefonuar shërbimet e urgjencës duke pretenduar se babai kishte ndërruar jetë aksidentalisht. Por dyshimet e para të ekspertëve dhe veprimet hetimore zbuluan se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana të dhunshme.

E reja ka pranuar në polici se ka kryer krimin, duke dhënë edhe arsyet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem. Ajo ka deklaruar se i ati ishte i dhunshëm, fanatik dhe ushtronte presion të vazhdueshëm ndaj saj, duke i ndaluar veshjen e lirë dhe daljet për argëtim. Ajo ka shtuar se shpesh përballeshin me debate të ashpra, pasi i ati nuk i jepte para kur ajo i kërkonte. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...