Lejet që dha Këshilli Kombëtar i Territorit, popullohet Darëzeza, kullë për vëllain e Dakos

Shares

Miratohen 73 leje ndërtimi nga KKTU, përfshirë projekte miliardere në bregdet dhe kulla në Tiranë

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka miratuar 73 leje ndërtimi gjatë mbledhjes së muajit prill, ku përfshihen kulla shumëkatëshe, resorte bregdetare dhe projekte të tjera madhore infrastrukturore.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU ka dhënë dritën jeshile për Planin e Detajuar Qendror “Zhvillimi Turistik i Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë”, një projekt me vlerë mbi 1 miliard euro. Ky projekt parashikon ndërtimin e një pedonaleje Lungomare, hapësira sportive dhe rekreacioni, struktura sezonale për akomodim, shërbime plazhi, hoteleri, gastronomi dhe argëtim. Gjithashtu përfshihen një treg për produkte lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, një akuapark i përmasave të mëdha, fusha e parë e golfit në vend, një park publik dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.

Paralelisht, është miratuar edhe leja e zhvillimit për një resort të ri në Zvërnec, që do të ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Në listën e projekteve të aprovuara bie në sy leja për ndërtimin e një kulle 49-katëshe në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë nga kompania E.S.E.C., e cila ka seli në Durrës dhe është në pronësi të Edmond Dako, vëllai i ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako.

Ndërkohë, Genc Deromemaj, ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë dhe aktualisht drejtor i Kadastrës në këtë qytet, i emëruar nga kryeministri Edi Rama, ka përfituar dy leje ndërtimi përmes kompanisë së tij N94. Lejet përfshijnë një objekt banimi 5-katësh në Sarandë dhe një tjetër 8-katësh në Vlorë me funksione hotelerie dhe banimi.

Po ashtu, kompania ISEC, e lidhur me dhëndrin e familjes Qefalia, ka përfituar leje për ndërtimin e një kompleksi turistik në Borsh. Ndërkohë, biznesmeni Dine Fratari është rikthyer në tregun e ndërtimit me projektin “Riverëay City”, një kompleks i madh rezidencial dhe shërbimesh që do të ndërtohet në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...