Një nga 30 personat e marrë të pandehur në dosjen penale ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke u bërë dëshmitare kyçe në zbardhjen e një skeme të dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash, ku janë të përfshirë Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Kjo është hera e parë që SPAK siguron një bashkëpunëtor në një çështje që përfshin zyrtarë të lartë të shtetit. Adela Kondakçiu u kthye në bashkëpunëtore të drejtësisë me 25 prill 2925 dhe po atë ditë është bërë edhe intervista e parë me të.
Besohet se ajo njeh detaje të hollësishme mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionuar skema e korrupsionit dhe e pastrimit të parave.
Rrëfimet e saj kanë sjellë të dhëna që nuk mund të siguroheshin përmes metodave të zakonshme hetimore dhe kanë përforcuar provat kundër çiftit Veliaj-Xoxa dhe personave të tjerë të përfshirë.
Aktualisht SPAK ka administruar rreth 1205 dëshmi ku përfshihen pyetjet e 97 personave, kontrata të shumta, bilance financiare dhe biseda të transkriptuara nga telefonat e sekuestruar, të cilat do të shërbejnë për të provuar akuzat në gjykatë.
Dosja penale pritet të dërgohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) më datë 24 shtator. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












