EMËR PËR EMËR/ Berisha publikon sagën e investimeve në Shqipëri nga narkotrafikantët e njohur

Shares

Vrasësi brutal Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi për pallat 21-katësh! Leje ndërtimi ka marrë edhe klani Çela në Elbasan, deklaroi kreu i PD, Berisha duke publikuar një listë investimesh nga narkotrafokantët shqiptarë.

Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët.
Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në 700 mijë euro dhe është lakuar emri i Altin Dumanit.
Por ky është i lirë që nga ajo ditë, gjoja në kërkim.
Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë.
Bashkia e Durrësit, subjekti zhvillues shoqëria Pjeza 2022, Valentina Hajri, bashkëshortja e Altin Hajrit, një nga kapobandat e Shijakut. Hajri është në kërkim nga SPAK për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale, që nga trafiku i drogës, pengmarrje, vrasje, ndërhyrje në zgjedhje.
Altin Hajri është autori i vendosjes në lisë të sigurt të Jurgen Çyrbjes në vitin 2021.
Dhe e bukura është se Çyrbja, që e mbronte, i kërkonte ku po e kërkon policia, është në burg, kurse Altini është i lirë dhe merr leje për të ndërtuar pallat 21 katësh, për të larë paratë e drogës sigurisht.
Tani na del aksioner, ç’është e vërteta, ka qenë pronar kryesor. Dhe asgjë e tij nuk është konfiskuar. Golden në asnjë mënyrë, pavarësisht se aty doli njeriu i prerë copa, por Golden vazhdon aktivitetin sepse Altin Hajri është i paprekshëm.
Tjetër. Saimir Tusha, ky është blerës votash për famozin Drazhi. Leje ndërtimi për objekt me funksion banimi, disa pallate, gjer 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë. Gjithnjë Durrësi domeni i tyre. Saimir Tusha është i dënuar për trafik droge. I është sekuestruar pasuria prej 2 milionë euro në vitin 2018. Në vitin 2011 është denoncuar nga PD, zonja Albana Vokshi, si blerës votash për mazhorancën. Në fushatën e 11 majit dyshohet se ka punuar për kandidatin e PS, Drazhi. Tusha rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit dhe në shoqërinë Saeli Konstruksion.
Prandaj ta kenë të qartë qytetarët sepse Adelajda e dy lejtantëve të Suel Çelës është drejtoresha e përgjithshme e agjencisë së urbanistikës në Shqipëri sepse të gjitha klanet e drogës kanë vetëm një lavatriçe të pakufishme dhe ky është ndërtimi në Shqipëri. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria e ka treguesin e ndërtimit tre herë më të lartë se BE.
Kompania guaskë e Arjen Ormenajt ka marrë leje zhvillimi për objekt mix prej 37 kate në bulevardin e ri në Tiranë me subjekt zhvillues Ylla Sula. Sipas informacioneve, pas këtij emri dyshohet se qëndron Arian Ormenaj, njeriu i akuzuar se pastron paratë e grupit Çopja të Elbasanit dhe Darit të Dubait. Yllka Sulaj pasi merr dhuratë nga një prej ortakëve italianë në Shqipëri, 14 përqind të aksioneve ia dhuron Arjen Ormenajt. Megjithëse selia e shoqërisë ishte në Tiranë, palët kanë preferuar të lidhin kontratën në Elbasan. Se aty ishte gjykatëse Fetahu, aty ishte prokurore Enkelejda Fetahu, aty ishin famëzinjtë prokurorë dhe gjykatës që ishin si motër dhe vëllezër binjakë me vrasësit dhe bandën e kartelit të Suel Çelës.
Pas kësaj, Yllka Sula bëhet ortake në kompaninë 55CA me ortak Julian Çuku. Yllka Sula rezulton aksionere ose ortake e vetme në 7 kompani ndërtimi, të gjitha me kapitale të papërfillshme. Dëgjojeni ju, superkontruktoren. Keni ju një imagjinatë të tillë? Ylli i ndërtimit në Europë shpallet Yllka me 7 kompani ndërtimi. Të gjitha me kapitale mafioze.
Vazhdojmë.
Leje ndërtimi për objekt rezidencial në Dhërmi, zhvillues Janaq Gerco dhe Namik Idrizi. Gerco është ortak me Arian Ormenaj në kompaninë B%J Invest. Aksionet Ormenaj i ka blerë në vitin 2019 nga një investitor durrsak me emrin Bekim Halilaj për 50 mijë lekë. Janaq Gerco është ortak dhe në 4 kompani të tjera ndërtimi, dy prej të cilave rezultojnë të pezulluara. Namik Idrizi nuk rezulton të jetë sipërmarrës i drejtpërdrejtë. Nga hulumtimet, Idrizi rezulton i punësuar si agjent doganor. Në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë të lëndëve drusore drejt Greqisë, bashkë me biznesmenin Agim Pisha. Ky i fundit një vit më pas do arrestohet për tentativë të nxjerrjes së 30 kg heroinë nga porti i Durrësit.
Natyrisht heroinën e ka karteli Çela, i patronuar fuqishëm nga Taulant Balla deri tani së fundmi.

Tjetër, vëllezërit Lulaj. Vëllezërit Sinaloa. Janë vëllezërit Hysa pas vëllezërve Lulaj.
Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe hoteleri me 1-5 kat mbi tokë dhe 1-3 kat nën tokë’, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Valona Konstruksion’ sh.p.k.
Besnik Lulaj është përfaqësuesi i Luftim Hysës dhe vëllait të tij që sot kryesojnë kartelin Sinaloa të Meksikës, kartelin më të fuqishëm në botë, të cilët Edi Rama i priti në zyrë dhe u dha licencë për hotel me 5 yje dhe kazino.
Si anëtarë të këshillit mbikëqyrës së kompanisë Entertaiment rezultojnë Besnik Lulaj, aksioneri kryesor, Jetmir Shabani, pa të dhëna dhe Mihal Denaj, shofer ekskavatori tek Valona Construktion. Veç Valona Konstruktion, Lulaj është ortak ose aksioner kryesor dhe në 6 kompani të tjera.
Lulaj dikur ka qenë në PD, por pasi mori këtë rrugë, u përqafua me Edi Ramën. Që ta dinë shqiptarët.
Vazhdojmë. Pra, siç e shihni tani vjen karteli tjetër, karteli i cili ka në dosje para të gjithë këtyre aktiviteteve, 28 vrasje, grabitje dhe thyerje bankash.
Karteli i organizatës terroriste ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Tani ja ç’bën Edi Rama se thuhet që këtu janë paratë e Olsi Ramës.
Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbime’, me vendndodhje pranë Rrugës së Unazës, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Blue Horizont 2005’ sh.p.k dhe ‘Feniks Konstruksion’ sh.p.k.
Feniks Konstruktion është kompania ne pronësi të Jaho Shytit dhje Ilir Shytit, djemtë e Roland Shytit, pjesëtar i ‘Hakmarrjes për drejtësi’. Roland Shyti ose ‘Mustaqekuqi’ është i njohur për aktivitetin e tij kriminal. Në vitin 2008, pas 12 vitesh hetime, u dënua me 25 vite burg pasi u shpall i fajshëm për 17 akuza që nga organizatë terroriste, vrasje, grabitje, rrëmbim, etj. Deri në vitin 2013 mendohet se Roland Shyti ka jetuar jashtë vendit, pasi vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë. Por pas ardhjes së Edi Ramës në pushtetit ai kthehet në Shqipëri. Shyti është përfolur dhe për lidhjet e tij direkte me Saimir Tahirin. Roland Shyti hap kompaninë Feniks Konstruktion në emër të djalit të tij Jaho Shyti. Por duket se statusi i tij si person i dënuar nuk e lejonte të ishte person juridik, dhe kështu e regjistron në emër të djalit të tij, Jaho Shyti në atë kohë 18 vjeç, por me datëlindje të falsifikuar. Themeluesi pra Jaho Shyti që është i datëlindjes 29.02.1996 në aktin e themelimit të kompanisë rezulton i datëlindjes 29.02.1969. Vetëm ky fakt do të bënte që ai të skualifikohej nga të gjitha vendimet qeveritare. Ndërsa kompania ‘Blue Horizont’ drejtohet nga një individ i panjohur me emrin Liljana Selimi. Nga hulumtimet tona në lidhje me këtë individ na rezulton se punon si sanitare në kompaninë HYDROSOLAR ENERGY (HSE)e cila ka vetëm dy punëtore, Liljana Selimi në pozicionin e sanitares, dhe Adriatik Kapllanaj, vëllanë e Agron Kapllanajt- i kuptoni ju tani, mentorit të Alibeut, të Enkeledit, shikoni lidhjet me ‘Hakmarrjen për Drejtësi’ ja ku dalin, si administrator dhe pronar i kompanisë. Një shkrirjë mafioze kriminale e paimagjinueshme.
Tjetër. Vëllezërit Shyti Rezultojnë pronarë edhe të pikës më të madhe të grumbullimit në Lushnje të quajtur Agrocon. Kjo kompani e krijuar në dhjetor të vitit 2013 nga shtetasi me emrin Klad Flaga, iu shit shoqërisë Balfin në vitin 2016 për vlerën e 100 mijë lekëve. Vetëm një vit më pas shoqëria Balfin merr statusin e investitorit strategjik me afat 1-vjeçar, për të ndërtuar në një sipërfaqe prej 3000 m2 zhvillimin e objektit ‘magazinim, grumbullim, paketim perimesh të prodhuara nga aktiviteti’.

Vazhdojmë. Anton Gjinaj: Leje Ndërtimi për objektin: ‘Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 24, 26 dhe 28 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë’, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Hein–Invest’ sh.p.k. Administrator dhe ortak i vetëm është Ariola Hysa me numër nipt M22218026P e ditëlindjes 1994. Nuk ka deklarime, as historik biznesi. Pas hulumtimeve tona rezultoi se ëështë ekonomiste tek Alesio2014, me pronar Anton Gjinaj, ose i njohur dhe si Pashuk Gjinaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Pra, ju e shihni ndërtimi i tërë është në duart e drogës dhe trafikut.
Në vitin 2023, Gjinajt i janë sekuestruar 23 pasuri mes tyre edhe Alesio 2014. Ndërkohë sot e kësaj dite vazhdon aktivitetin e njëjta kompani
Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimesh 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë’, me vendndodhje në rrugën ‘Hamdi Sina’, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘F.Z Construction’ sh.p.k. Tefta Zekaj. Zonja në fjalë është nëna e Fejzo Zekaj, i arrestuar në vitin 2016 në Itali për trafik heroine, ndërsa në vitin 2019 i janë sekuestruar pasuritë që i ka kaluar në emër të nënës së tij dhe bashkëshortes Rida Zekaj, e cila figuron administratore në kompaninë ‘F.Z Construction’. Megjithatë lejet e ndërtimit i firmos Edi Rama dhe Adelajda Rroko.
Leje zhvillimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimesh’, me vendndodhje në zonën e Unazës së Madhe, rruga ‘Teodor Keko’, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Ere Architecture&Construction’ sh.p.k., Etleva Shkoza, specialiste e nivelit të lartë në bashki. Burri i saj është i proceduar për mbajtje dhe përdorim narkotikësh.
Leje zhvillimi për objektin: ‘Niko Coastal Retreat’, struktura rezidenciale dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Niko P&I’ sh.p.k dhe
‘Drimadhë I&I’ sh.p.k. Pamela Bardhaj, anëtare e këshillit bashkiak në Durrës dhe drejtoresha e spitalit në Durrës. Urdhëroni, mjekja me leje ndërtimi në Himarë.
Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: ‘Soho Touers’, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë ‘Eb Construction’ sh.p.k dhe ‘Agroroma 2019’ sh.p.k., Ilir Bregasi, Igli Tare, Soni Agalliu- përgjegjës sektori te drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor.
Leje zhvillimi për objektin: ‘Godinë banimi dhe shërbimi’, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘E.S.E.C’ sh.p.k, Edmond Dako, administrator i 3D e Vangjush Dakos. Eksponent kryesor i mafies së Durrësit, kthetrat e tij edhe në Tiranë.
Leje ndërtimi për objektin: ‘Godinë rezidenciale apart-hotel’, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Capital B’ sh.p.k. Redjan Basha, administrator dhe ortak tek Abkons me Redion Biba bashkëshorti i Erjola Muka,
drejtor i përgjithshëm, Departamenti i Politikave dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit me ministre Belinda Balluku.
Leje Ndërtimi për objektin: ‘Dyeus Residence dhe Suits’, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia e Himarës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Artech Group’ sh.p.k. Arbër Habilaj, specialist në Bashkinë e Tiranës, Lejkë Habilaj, llogaritare RTSH dhe Gjergji Habilaj, avokat. Djali tjetër Geraldo Habilaj, specialist në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Përgjatë vitit të kaluar Habilajt kanë marrë 5 leje ndërtimit, në Tiranë dhe Vlorë. Se ç’lidhje kanë këta me Saje Habilajtn, nuk mund të them.
Pra, siç e shihni, të gjithë ndërtimet, miliona e miliona metër katrorë, u ngritën mbi drogën, krimin dhe grabitjen e votave të shqiptarëve.
Këto janë vetëm një shqyrtim i shkurtar. Por në qoftë se bëhet analiza e 450 lejeve të firmosura nga Edi Rama dhe mëkëmbësja e tij, Adelajda Rroka, ato bëhen të paktën minimumi 12 ton kokainë të lara, 10 ton heroinë dhe dhjetëra tonelata kanabis.
Ato bëjnë të paktën 10 milionë metër katrorë ndërtime dhe territore përreth.
Ato bëjnë pra, de facto narkotizimin e plotë të ekonomisë shqiptare. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...