Ambulanca shton numrin e emergjencave, përplaset me makinën, 6 të plagosur

Shares

6 persona mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë pasi një ambulancë u përplas me një makinë në Gjirokastër.

“Rreth orës 09:30, te ura e Kardhiqit, autoambulanca me drejtues shtetasin Gj. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K..

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoambulancës, pacienti, shoqëruesja e tij dhe infermierja, që ndodheshin në mjet. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasi D. K. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ai.

Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, pacienti, shtetasi I. M. është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Gjirokastrës.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...