SPAK pritet të çojë në gjykatë rreth 30 të pandehur në dosjen “Veliaj”

Shares

Hetimet e SPAK për dosjen “Veliaj” po shkojnë drejt përfundimit, me një listë të zgjeruar prej gati 30 të pandehurish, përfshirë persona fizikë dhe subjekte tregtare.

Në mesin e të proceduarve penalisht është edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, e akuzuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të tjerë të pandehur janë Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit të afërm të Ajola Xoxës.

Zyrtarisht, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë marrë të pandehur. Kryebashkiaku i Tiranës kishte refuzuar të paraqitej pranë SPAK, duke autorizuar avokatin, por prokurorët vendosën t’i dorëzonin personalisht njoftimin në paraburgimin e Durrësit, ku Veliaj ndodhet prej 10 shkurtit.

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, “pastrim parash”, “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” si dhe “futje të sendeve të ndaluara në burg”. Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka këmbëngulur se është i pafajshëm.

Ndërkohë, Sali Berisha ka shprehur shqetësim për trajtimin e Veliajt dhe Ilir Metës në burg, duke deklaruar se ka marrë informacion për veprime çnjerëzore dhe të dënueshme ndaj tyre. Ai i ka kërkuar Avokatit të Popullit të nisë një hetim të menjëhershëm mbi këto pretendime. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...