1 pa jetë dhe 4 të plagosur nga përplasja me trailerin serb

Shares

Një person humbi jetën dhe 4 u plagosën pas një aksidenti rrugor në aksin Shkodër Lezhë.

“Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, në afërsi të fshatit Dajç, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë një automjet dhe një mjet trajler.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasja R. Ç, rreth 56 vjeçe.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, dhe fëmija i saj i mitur 3 vjeç, shtetasi L. Ç, rreth 60 vjeç si dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi K. S, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Drejtuesi i trajlerit, shtetasi S. I, banues në Serbi, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...