Makina kalon në trotuar, godet tri vajza në Fushë Arrëz

Shares

Tri vajza u goditën këtë mbrëmje në Fushë Arrëz nga një makinë ndërsa qëndronin përpara një lokali.

“Rreth orës 22:30, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, shtetasi F. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V., V. Gj., ndërsa shtetasja F. B., është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Fushë Arrëzit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...