Një shpërthim tronditi në mesnatë qytetin e Sarandës duke hedhur në erë një makinë.
Atentati ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, pikërisht më 17 korrik, kur në lagjen nr. 3 të Sarandës, mbetën të plagosur Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç dhe Ernest Lama, 25 vjeç.
Eksplozivi që ishte vendosur në makinën në pronësi të Klaus Jaçajt i shpallur në kërkim së bashku me dy të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorin e plagosjes së dyfishtë më 17 korrik.
”Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona”, raporton policia e Tiranës.
Për plagosjen e 17 korrikut, policia ka shpallur në kërkim Erjon Canaj, Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Ramadan Zoto. Ky i fundit dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, duke i plagosur rëndë të dy.
Ramadan Zoto alias Dane është cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












