Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot urdhëria e Sekretarit të Shtetit Rubio, për të mos bërë deklarata për zgjedhjet. Departamenti i Shtetit deklaroi se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, tha ndër të tjera Berisha.
“Politikat zyrtare të administratës së SHBA, bazuar në parimin ‘America first’ janë tashmë të qarta.
Por për një vend anëtar të NATO-s, që zhvillon farsë elektorale dhe që nuk merr dot- se po ta lexosh të plotë atë udhëzim, thotë që sekretari Rubio uroi presidentin e këtij vendi për fitoren, uroi kryeministrin e një vendi tjetër për fitoren, po Edi Ramës nuk ka kush t’i shkruajë.
Nuk mori asnjë urim.
Unë e kuptova se mjafton të lexosh mediat e tij se si u gëzuan nga deklarata. U gëzuan, u hodhën përpjetë me kryeartikuj, mirëpo harruan se me atë më ndihmuan mua se ata provuan se farsa ka ndodhur por nuk do na thotë kush gjë.
Jo, nuk është e vërtetë.
I pyetur, nga njëri prej gazetarëve më seriozë, i akredituar në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti i Shtetit iu tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira. Kaq është.
Pra jo vetëm që nuk erdhi urimi, por u tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira.
Kështu që ky është komenti im”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












