Rama nis shkarkimet në bashkinë e Tiranës me nënkryetarët

Shares

Lëvizje të tjera në Bashkinë e Tiranës ndërsa besohet se Rama shkarkoi këtë pasdite nënkryetarët përfshirë edhe Ristanin, ndërkohë që do të mbajë detyrën e drejtimit të deleguar të bashkisë kryesisht digjitalizimin dhe ristrukturimin.

Burime nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut Tiranë dhe drejtues të Bashkisë bëjnë me dije se pritet një valë shkarkimesh në nivelet e larta të administratës vendore. Sipas këtyre burimeve, do të largohen të gjithë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Gjatë takimit, Rama mësohet të ketë theksuar nevojën për “burime të tjera njerëzore”, të cilat do të marrin përsipër drejtimin e sektorëve të ndryshëm të bashkisë deri në zgjedhje, pa dhënë një afat të caktuar kohor për këto ndryshime.

Në të njëjtën kohë, burime nga brenda bashkisë konfirmojnë se prej disa ditësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku po zhvillon intervista me drejtorët e institucioneve vendore, ku kërkon pjesëmarrjen vetëm të sekretarit të përgjithshëm, duke lënë jashtë Anuela Ristanin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...