Hetime të reja për inceneratorin e Elbasanit: 14 masa sigurie, sekuestrime e prova të reja për abuzim

Shares

Prokuroria ka ndërmarrë një aksion të gjerë hetimor lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit, duke zbatuar 14 masa sigurie dhe ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra në të gjithë qarkun.

Hetimet përfshijnë të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, ndërsa janë sekuestruar gjithashtu edhe telefona celularë që dyshohet se përmbajnë komunikime dhe të dhëna të rëndësishme për hetimin.

Në fokus të hetimeve janë edhe dy rastet e zjarreve të rënda në landfillin e Elbasanit, ai i vitit 2023 dhe ai i këtij viti, 2025, që kanë ngritur dyshime për menaxhimin e mbetjeve dhe funksionimin e impiantit të trajtimit.

Sipas Prokurorisë, janë identifikuar prova dhe fatura që tregojnë pagesa të kryera për inceneratorin, ndonëse në realitet ai nuk është në funksion, dhe mbetjet përpunohen vetëm në landfill, jo përmes djegies siç parashikohej në kontratë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...