Kreu i PD, Sali Berisha sjell të tjera prova filmike të masakrës zgjedhore me praktikën e Trenit Bullgar në disa qendra të votimit në Elbasan.
b75c8b64-d381-4ba0-bd31-fcbf6aca9875
“Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni…
Urdhëro çfarë bën me të.
Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.
E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit.
Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.
Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.
Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë.
Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar.
Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit. Në Plangaricë, Elbasan”, deklaroi Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












