Përplasjet për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria Bëhet”, reagon djali i Ana Dajkos, tezja e Lapajt e cila është e para e listës së mbyllur.
Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” po thellohet, duke vënë në qendër të vëmendjes dy figurat kryesore të kësaj force politike, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani. Përplasja publike mes tyre ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe familjarët e kandidatëve në listën zgjedhore.
Një reagim i drejtpërdrejtë ka ardhur nga djali i Ana Dajkos, e cila ndodhet e para në listën zyrtare të koalicionit. Në një prononcim për Euronews Albania, ai shprehu keqardhje për përplasjet dhe deklaroi se mandati i përket Adriatik Lapajt.
“Mandati i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i takon zotit Adriatik Lapaj dhe Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, si më i votuari në listën zgjedhore. Ime më, Ana Dajko, ashtu si 45 kandidatë të tjerë në listën e mbyllur, ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi përpara shpalljes së rezultateve. Pas zhvillimeve të fundit, çdo vendim i mëtejshëm i takon kryesisë së Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’,” – deklaroi ai.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa opinioni publik dhe vetë mbështetësit e koalicionit presin qartësim institucional për fatin e mandatit të vetëm parlamentar të fituar në zgjedhjet e fundit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












