Një person humbi aksidentalisht jetën sot në Kutalli, Dimal. Ai po riparonte bë shtëpi kur një mur i vjetër u shemb mbi të.
“Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shënja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qënë duke prishur një ndërtesë të vjetër në banesën e tij, muri i ndërtesës është rrëzuar dhe e ka dëmtuar, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Beratit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












