Një i ri 32 vjeç humbi jetën sot në Shëngjin ndërsa po punonte në një skelë ndërtimi.
“Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele dhe ka humbur jetën shtetasi Z. L., 32 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë”, njoftoi policia e Shëngjinit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












