Mediat amerikane kanë transmetuar një udhëzim nga Departamenti i Shtetit për ambasadat amerikane në lidhje me zgjedhjet.
“Sipas qasjes së administratës për sovranitetin kombëtar, Departamenti do të bëjë komente publike mbi zgjedhjet vetëm kur të ekzistojë një interes i qartë dhe i fuqishëm i politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë,” thuhet në një dokument të ri që përcakton udhëzimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të siguruar nga Fox News.
Udhëzimi u kërkon që ambasadat të mos shprehen kur zgjedhjet kontestohen.
“Postet jashtë SHBA mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit ose në rrjetet sociale, apo të japin deklarata për mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht. Këto mesazhe duhet të përqendrohen te rezultati i zgjedhjeve, jo te procesi. Nëse postet kanë pyetje për formulimin e përshtatshëm të mesazhit në raste të caktuara, duhet të konsultohen me zyrën e shtypit të zyrës rajonale përkatëse”, thuhet në memo.
Ambasada amerikane në Shqipëri nuk përshëndeti qeverinë për fitoren në zgjedhje ndryshe nga viti 2021 kur si ambasada edhe Departamenti i Shtetit uruan direkt Edi Ramën për zgjedhje.
Edhe Sekretari i Shtetit Rubio ka uruar për disa zgjedhje por jo për rastin e Shqipërisë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












