Një lokali në rrugën e Durrësit në Tiranë iu vu tritoli ndërsa pronari Arbër Sinani tha se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Ai ka deklaruar në polici se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në lokalin e tij.
“Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Sinani prej disa kohësh ka jetuar në Gjermani. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












