Erion Veliaj përfundoi pak më herët vizitën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe rikthehet në qeli.
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përfunduar vizitën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se transferimi në spital është kryer në kuadër të analizave mjekësore të planifikuara më herët nga stafi mjekësor.
Vizita ka pasur karakter rutinë dhe është zhvilluar nën masat e nevojshme të sigurisë. Pasi përfundoi kontrollet e nevojshme, Veliaj është kthyer në qeli. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












