DEKORIMI/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, vizitë në Tiranë

Shares

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e përshkruan liderin arab si “mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar”.

“Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u prit sot zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë, ku u dekorua me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

Kjo është vizita e dytë e Sheikh Muhammed Bin Zayed në Shqipëri. Më herët, në shkurt të këtij viti, ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...