Apeli i Posaçëm lë në qeli Ilir Metën, një shans tek Gjykata e Lartë

Shares

Apeli ka lënë sot në qeli kreun e PL, Ilir Meta duke mbajtur në fuqi vendimin e mëhershëm të GJKKO.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve tëmasës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 Gjykatës Posaçme Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kundër vendimit lejohet rekurs Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.”, thuhet në vendimin e Apelit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...