Avokati i Metës, Kujtim Cakrani
Apeli i Posaçëm shqyrton ankimin e Ilir Metës ndaj masës së arrestit me burg.
a4d7939a-7ec7-472d-8233-931bf68ca93a
Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrtoi dhe u tërhoq për vendim lidhur ankimimin e Ilir Metës kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të datës 26 qershor, e cila vendosi të vijojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-presidentit të Republikës. Vendimi merret nga gjykatësja Igerta Hysi.
Përpara seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi për mediat: “Patjetër që do lirohet, e ka thënë Ajatollahu sot, do ta lirojmë.”
Ndërkohë, disa ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë ka depozituar edhe një ankim në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e arrestit ndaj tij.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Meta argumenton se vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë janë antikushtetuese dhe në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ai pretendon se po mbahet në paraburgim pa një akuzë konkrete. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












