Deklarata e fortë e sekretarit të PPE/ Patrick Voller: Zgjedhjet nuk ishin të drejta

Shares

Sekretati i PPE, Patrick Voller tha sot se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk ishin të drejta, integrimi duhet të bazohet te standardet e qarta. Do vazhdojmë të mbështesim PD-në, tha ai në një konferencën “The Western Balkans Paradigm”, organizuar nga Fondacioni i Partive Popullore Europiane – Martens Centre dhe Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD) i Partisë Demokratike.

”Sikurse kemi vënë re në zgjedhjet e fundit të majit, akoma mbetet shumë për t’u bërë. Si PPE ne nuk lodhemi së kujtuari publikun me vendimet tona, sikurse ai i Maltës, me vendimin e Valencias, ku edhe me vendimin në Bruksel në qershor morëm informacion të dorës së parë nga Kryetari Berisha.
Sigurisht që këto zgjedhje nuk ishin të drejta, ishin të kushtëzuara prej ndikimeve politike, prej ndikimeve dhe presioneve ekonomike. Dhe kjo është e konfirmuar nga raporti i OSBE/ODIHR.
Sikurse e tha edhe Tomi, ne mund ta lexojmë te raporti i Organizatës për Sigurinë dhe Demokracinë.
Opozita duhet të jetë e fortë për ta mbajtur përgjegjëse partinë në pushtet. Duhet patjetër që media të bëjë kontrollin e informacionit, kontrollin e pushtetit, të merren masat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe për të vendosur shtetin e së drejtës.
Ne si PPE do të vazhdojmë të mbështesim PD në këto çështje, dhe do të nxisim sloganin 29 për të 29-tin”, tha Voller. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...