I sekuestrohen pronat në Tiranë trafikantit të femrave

Shares

Sekuestrohen 4 pasuri në Tiranë me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Pronari, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

“Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç.

4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njoftoi policia e Tiranës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...