IKMT vijon prishjet në Theth edhe të dielën, mbi 60 objekte të shembura. Përplasje e policisë me banorët

Shares

IKMT vijon prishjet në Theth edhe të dielën, mbi 60 objekte të shembura – banorët kundërshtojnë, PD në mbështetje të tyre.

Edhe këtë të diel, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, duke hyrë në ditën e shtatë të operacionit. Fadromat janë sërish në terren, ndërsa aksioni nuk ka ndalur as në fundjavë.

Deri më tani janë shembur mbi 60 objekte, përfshirë ndërtesa të përkohshme dhe struktura prej druri, ndërkohë që parashikohet që numri i ndërtimeve që do të prishen të arrijë deri në 100.

Banorët e zonës kanë kundërshtuar vazhdimisht ndërhyrjen e IKMT-së, duke pretenduar se nuk u është paraqitur urdhri zyrtar i prishjes për objektet e tyre. Përplasjet dhe debatet me autoritetet kanë qenë të shumta gjatë gjithë javës, duke tensionuar situatën.

Në mbështetje të banorëve kanë dalë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj mënyrës si po zbatohet aksioni, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Ndërhyrja e IKMT në një nga zonat më të frekuentuara turistike të Shqipërisë ka krijuar një imazh negativ për Thethin në këtë periudhë. Sipas raportimeve nga terreni, është vërejtur një rënie e numrit të turistëve, çka mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë lokale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...