“Një drejtor ujësjellësi me 30 këshilltarë, një bashki jep dhjetra mijëra euro për një tv privat lokal”

Shares

Kryeministri Rama tha sot në një takim me drejtuesit vendorë se ujësjellësit nuk por kryejnë punën ndërsa përmendi se një drejtor ujësjellësi ka 30 këshilltarë.

Në vijim ai përmendi rastin e financimit të një tv privat nga bashkia me dhjetra mijëra euro në vit.
Rama i dinte këto edhe para zgjedhjeve, edhe para dy vitesh, por nuk ka bërë asgjë dhe nuk do të bëjë as tani veç pjesës së spektaklit. Kur të përfundojë kjo pjesë ai bashkë me fadromat do të kthehet në shtëpi.

Ndërsa në lidhje me financimet e mediave lokale, Rama bën shumë më tepër. 3 tv kombëtare i ka shpallur strategjikë duke dhuruar shërbime, troje, investime, pasuri publike në miliona euro dhe jo dhjetra mijë. Kur e bën bashkia qenka problem, por kur e bën qeveria jo.

DEKLARATA E RAMËS/ Dhe duke ardhur tek uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë, kemi filluar një punë paraprake të gjitha llojet e eksperiencave, të gjitha llojet e  kalkulimeve që bëjmë, na nxjerrin njëkonkluzion që është koha për një operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, njësoj siç kemi operatorin sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Një operator kombëtar që të adresojë në mënyrë koorporative dhe jo në mënyrë politike një çështje etike siç është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta parafytyroni ju për shembull një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë? Staf, këshilltar, sekretarë, ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, nuk kanë zyrat tuaja as çerekun. Mund ta parafytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë? Kjo ishte drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës dhe çudira ka pasur shumë, ka më pak në tërësi, por ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të vazhdojë të presë që të konsolidohen ujësjellësat, që të bëhen të gjithë punën e duhur, që të funksionojnë si ndërmarrje etj.

Një bashki që arrin deri në absurditete si bashkia e Vlorës që financon me dhjetëra-mijëra euro një televizion privat. Keni parë kështu ju? Për nuk e di se çfarë se me siguri ka ndonjë arsyetim filozofik aty, por nuk mundet dot të vazhdojmë kështu. Duhet të konsolidojmë këtë strukturë, duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ndërmarrjet që kemi sot në fushën e energjisë që nga shëmbëlltyrat më të turpshme të shtetit, janë kthyer në ndërmarrje funksionale dhe nga gropat më të mëdha thithëse të buxhetit të shtetit, janë kthyer në ndërmarrje me rregulla, me bilance, me të gjitha ato që duhet, për të qenë edhe të gatshme për të hyrë edhe në marrëdhëniet me bankat e kështu me radhë. Këtë duhet të bëjmë me ujin, në gjithë hartën e Shqipërisë të kemi një kakofoni dhe një larmi të çuditshme strukturash që trajtojnë mbetjet dhe patjetër, bazuar dhe në mësimet e domosdoshme që duheshin nxjerrë nga ajo që ndodhi me drejtuesit e mbetjeve në 3 bashki ku përtej gjithë benefitevetë asaj pune që unë i qëndroj dhe nuk lëviz, pati problematika të ngritura me gjithfarëlloj arsyesh. Na duhet dhe aty të ndërtojmë një korporatë kombëtare që të merret me gjithë pjesën, jo me mbledhjen e mbeturinave që është çështje e bashkive, por me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve. Dhe natyrisht që eksperienca por edhe imazhi, edhe serioziteti i profilit të Shqipërisë sot, na jep mundësinë që të hyjmë në marrëdhënie me kompani të mëdha të suksesshme në Evropë dhe në botë për të bërë gjërat e duhur në këto drejtime, duke marrë një “knowhow” të domosdoshëm dhe duke kapërcyer fazën e një vendi që merr borxhe, shpenzon lekë, për këto  lloj strukturash siç janë ujësjellësat, që nuk mund të vazhdojnë dot të jenë problemi ynë, por duhet të jenë një nga armët tona më të forta sepse jemi një vend i pasur me burime ujore dhe ndërkohë që të tjerët s’kanë ujë dhe janë shëmbëlltyra të suksesit të ujit, siç është Izraeli apo vende të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...