Një tjetër grup i strukturuar kriminal është identifikuar nga SPAK pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me stë cilëve edhe një oficer policie, Erjon Dani.
Erjon Dani
Sipas burimeve zyrtare, 13 persona janë në hetim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike (kokainë dhe heroinë), si dhe për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, me urdhër të firmosur nga prokurori Adnan Xholi. Hetimet kanë dokumentuar 11 episode të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilat janë zbuluar nëpërmjet përgjimeve të aplikacionit të koduar “Sky ECC”.
Burime bëjnë me dije se shumica e personave të përfshirë në këtë rrjet kriminal ndodhen aktualisht në Dubai, çka pritet të komplikojë më tej procedurat e ndjekjes penale dhe ekstradimit.
Ndër emrat më të spikatur në këtë dosje figuron edhe Erjon Dani, një ish-zyrtar i policisë, i cili ndodhet në arrati dhe është shpallur zyrtarisht në kërkim. Ai dyshohet për përfshirje direkte në aktivitetin e trafikut të drogës dhe përdorimin e ndikimit të tij për të shmangur kontrollin ligjor. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













