Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë disa banesa në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
f2db058e-5cbc-4597-969e-e6813216cc9e
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve, ndërsa nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente. Një hetim është hapur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












