Mandati i Adriatik Lapajt, i fituar nën siglën e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, po vihet në rrezik pasi një nga personat në listën e mbyllur në Tiranë nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Ky është kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni, i cili ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.
Në letër ai shkruan se është deputet i Nismës Thurje. Mësohet se ai është daja e Endri Shabanit.
‘Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Nisma Thurje’ kishin një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës lista e mbyllur do të bëhej ‘nul’, ku të gjithë kandidatët e kësaj liste do të jepnin dorëheqjen.
Kjo do të bënte që mandatet do të merreshin nga ata që merrnin më shumë vota në listat e hapura.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













