Policia e Matit ka shoqëruar katër persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet pranë liqenit të Shkopetit. Personat e shoqëruar kishin pasur më herët konflikte me viktimën, por gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se debatet me të ishin sqaruar dhe se nuk kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Pas disa orësh në polici, ata janë lënë të lirë, por vijojnë të mbahen nën vëzhgim.
Sipas ekspertizës paraprake, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar, duke përforcuar pistën e vrasjes. Hetimet janë përqendruar në disa drejtime, përfshirë konfliktet personale brenda dhe jashtë vendit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu, i deportuar pak muaj më parë nga Gjermania, dyshohet se ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe se ky aktivitet mund të ketë vijuar edhe pas kthimit në Shqipëri. Në vend, Dobra nuk rezulton me precedentë të theksuar penal, por ka qenë më herët i dyshuar dhe nën hetim për vjedhje banesash. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












