VRASJA NË MAT/ Makina bie në ujë, 23 vjeçari gjendet pa jetë në breg të liqenit

Shares

Bie në liqenin e Shkopetit fillimisht me dyshimin pas një aksidenti ndërsa  sot gjendet i pajetë 23 vjeçari.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi Renis Dobra, 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen”, njoftoi policia e Matit.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Menjëherë pas kqyrjes së viktimës u gjet se i riu Renis Dobra po lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Policia njoftoi se 23-vjeçari është denoncuar si i humbur nga babai i tij.

a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...