Berisha: Edi Rama ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, ne do u drejtohemi edhe gjykatave ndërkombëtare për këtë akt të turpshëm

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, ne do u drejtohemi edhe gjykatave ndërkombëtare për këtë akt të turpshëm

“Edi Rama, PS, e cila ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, sepse DHL për reputacionin e saj botëror nuk mund të bënte kurrë akte të tilla.
Dhe kjo nuk përfundon këtu.
Ne do përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë se ky është një turp i madh. ai është një gjigant, është posta nga më të mëdhatë dhe më të besuarat, por që në Shqipëri degradon në një seksion të blerë, të korruptuar, manipuluar fund e krye nga PS.
Urdhëroni çfarë shërbimi. I mban fletët e votimit 3 javë pa ia dorëzuar të zotit.
Ia dorëzon në ditët që nuk ka vlerë më.
Ka kryer vepër kriminale, ka kryer akt kriminal.
Kanë përjashtuar nga e drejta e votimit.
Ne njëherë po qartësojmë rrugët, kjo është e ka bërë bashkë me qeverinë kompania.
Kompania nuk hynte në këtë.
Këta kanë blerë përfaqësuesin lokal dhe seksionin lokal që ka shkelur kontratën dhe çdo gjë.
Ne rezervojmë shumë të drejta në këtë rast, qoftë kombëtare dhe ndërkombëtarë.
Ne do u drejtohemi gjykatës ndërkombëtare, do i drejtohemi OECD-së sepse ky përbën aktin nga më të turpshmit në historinë e një sipërmarrje ndërkombëtare.
Sipërmarrje serioze, ata janë gjigantë në këtë detyrë.
Por shikoni se ku e shtrin përtokë korrupsioni një gjigant ndërkombëtar. E shtrin përtokë dhe e turpëron.
Ka mekanizma të cilat qëndrojnë ndaj çdo lloj akti”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...