Arrestim në Tiranë i anëtarit të “Ndrangheta”: Shitën 1 ton drogë, 28 të ndaluar në total

Shares

Një operacion i gjerë ndërkombëtar i zhvilluar mes autoriteteve italiane dhe Policisë së Shtetit shqiptar ka çuar në arrestimin në Tiranë të shtetasit Elis Roga, me origjinë nga Berati, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale “’Ndrangheta”.

Operacioni u udhëhoq nga Antimafia e Romës dhe Zyra e Interforze, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit në Shqipëri. Bashkë me Roga-n janë arrestuar edhe 27 persona të tjerë, të përfshirë në një rrjet të gjerë kriminal që operonte në Itali dhe Shqipëri.

Sipas hetimeve, grupi kriminal dyshohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë dhunë, pengmarrje, shantazh dhe trafik ndërkombëtar droge. Grupi i trafikantëve kishin shitur një sasi prej 1 ton kokaine dhe po aq hashashi, që sipas autoriteteve italiane, ishte destinuar për tregun europian.

Gjykata e Romës kishte nxjerrë një urdhër arresti për Elis Roga, i cili ishte larguar nga Italia për t’iu shmangur drejtësisë dhe kishte vijuar aktivitetin kriminal në Shqipëri. Ai u lokalizua dhe u arrestua në Tiranë pas një pune të koordinuar të strukturave hetimore shqiptare dhe italiane.

Hetimet pritet të shtrihen më tej, pasi dyshohet për përfshirjen e elementëve të tjerë në strukturat kriminale ndërkombëtare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...