“SPAK ka hapur çështje personale pa person, për problemin e Irena Gjokës”

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi sot skandalin që lidhet me hapjen e hetimit për çlshtjen e Irena Gjokës pa emrin e saj.

“Së fundmi, dua të informoj opinionin për aktin fasadë, të turpshëm të Altin Troplinit, i cili në një akt pafytyrësie, ka hapur çështje personale pa person për problemin e Irena Gjokës.

Pra, ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, për Irena Gjokën.
Në një përpjekje të turpshme për të nxjerrë se Irena është viktimë dhe i kanë marrë pasaportën.
A mund të imagjinoni ju se çfarë llumi profesional dhe njerëzor ka këtu?
Irena me firmë dhe me vulë ka autorizuar me note avokatët për t’u marrë me dënimet e saj në Greqi dhe Altin Dumani hap çështje penale jo për personin, por për çështjen, vetëm e vetëm si ta mbrojë sepse është vetë një Irenë me pantallona.
Dumani përfaqëson një Irenë me pantallona”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...