Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës

Shares

Po shpëtonte dy turistë por ka mbetur vetë në ujë duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në liqen kur Arben Anamali, kapiten i anijes tursitike humbi jetën.

“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Anamali, 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit”, njofton policia e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...