Ervin Salianji lirohet nga burgu i Fierit

Shares

Ervin Salianji lirohet nga burgu i Fierit pas vendimit pozitiv të shërbimit të provës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me një vit heqje lirie që prej tetorit të vitit 2024. Vendimi për lirimin e tij u mor pas një seance gjyqësore ku raporti i shërbimit të provës u paraqit si pozitiv dhe prokurori dha dakordësinë për lirimin me kusht.

Në një seancë të mëparshme, ishte paraqitur edhe raporti i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, i cili, sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, kishte vlerësuar pozitivisht sjelljen e tij gjatë qëndrimit në burg.

Salianji ishte dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen e njohur si “Babale”. Ai dhe opozita e kanë cilësuar të gjithë procesin gjyqësor si një inskenim politik, duke e konsideruar vendimin e dhënë ndaj tij të padrejtë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...