Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e tij nuk njeh asnjë pronar veç banorëve për tokën që rrethon pallatet.
Rama e bëri postimin në rrjete sociale duke iu referuar situatës në Vlorë por në Tiranë ka me qindra raste kur të fortë, trafikantë, oficerë policie u lejuan në vite nga bashkia e Tiranës të ndërtojnë dyqane, klube dhe biznese të tjera në tokën e të gjithëve. Vetëm tek blloku ‘1 maji’ në Tiranë është kjo situatë në mbi 10 raste në pak metra katror. Komisariati 2 i Tiranës, policia bashkiake e Tiranës, IMT u korruptuan nga trafikantë dhe fshehën denoncimet, njoftimet e banorëve për këto raste skandaloze. Pakënaqësia e banorëve u zëvëndësua me blerje votash, kërcënime me vend pune dhe negocime për ndere në administratën e fryrë.
Prej disa muajsh banorët e një pallati te Komuna e Parisit, pak metra nga ‘Selam Musai’ janë në protesta dhe gjyqe me një pronar të shpikur nga strukturat zyrtare të qeverisë së Ramës. Por pak kush e di që edhe trotuari i ish komunës së Parisit është kthyer si kompesim prone disa personave nga qytete të juglindjes.
“Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!”, thekson Rama në psotimin e tij.
Në vijim kryeministri thozë se ky është pushtim por në fakt nuk është pushtim por një dhunë e institucioneve shtetërore e lokale ndaj banorëve.
“Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite!
Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë
kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares!
Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”, paralajmëron kryeministri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












